Kusht i vetëm i Manchester United për të lënë të lirë Marcus Rashfordin

Futboll

Kusht i vetëm i Manchester United për të lënë të lirë Marcus Rashfordin

Më: 26 janar 2025 Në ora: 20:20
Marcus Rashford

Në ditët e fundit të merkatos së janarit, e ardhmja e Marcus Rashford është kthyer në një çështje të ndjeshme te Manchester United. “Djajtë” e kanë bërë të qartë se do ta lejojnë sulmuesin të largohet në formë huazimi, por vetëm nëse skuadra që e nënshkruan merr përsipër të gjithë pagën e tij deri në fund të sezonit.

Sipas The Athletic, United nuk është i gatshëm të paguajë asnjë euro nga paga e lartë e sulmuesit, i cili fiton rreth 18 milionë euro neto në vit. Dhe nëse flasim për një huazim 6 mujor, klubi i ri duhet të paguajë te 9 milionë euro, shifër shumë e lartë.

Për 27-vjeçarin ka pasur interes nga disa klube të mëdha, por të gjitha janë tërhequr për shkak të pagës së lartë të lojtarit. Barcelona është momentalisht klubi i vetëm i madh që interesohet ende për Rashford, por katalanasit mund të mbulojnë rrogën e lojtarit deri në 3 milionë euro në qershor, shifër shumë larg pritshmërive të sulmuesit.

Tani, “topi” është në dorën e Rashford, i cili nëse do që të largohet nga Manchester United, duhet të pranojë ulje drastike të rrogës, ndryshe do vazhdojë të jetë lojtar i “Djajve”, të paktën deri në fund të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat