Elbasani është mposhtur nga Laçi me rezultatin 1-2. Ky takim i luajtur në “Elbasan Arena” ka parë bardhezinjtë të marrin 3 pikë jetike në javën e 22-të të Superiores.
Golin e parë e shënoi Mjaki në minutën e pestë. Në pjesën e dytë ishte sërish Laçi, që dyfishoi shifrat me Tresën.
Goli i Lilës nga penalltia në sekondat e fundit, pati vlerë vetëm për statistika te verdheblutë.
Laçit ndërkohë i mungonte fitorja prej 9 muajsh në transfertë. Herën e fundit fitonin në prillin e kaluar, përballë Vllaznisë.
Tashmë Elbasanit i është vështirësuar rruga për “Final Four”. Si vend i pestë ndodhen 9 pikë larg Vllaznisë. Në anën tjetër, Laçi mban vendin e shtatë me po aq pikë sa Teuta e vendit të tetë.