Luhet sot në orën 20:45 takimi i fundit i mbetur i Serie A për jaëvn e 22-të. Lazio përballet me Fiorentinën në një ndeshje mjaft të bukur mes dy skaudrave më me emër në gadishullin apenin.
Elseid Hysaj mirëpo kësaj radhe do të jetë i detyruar të rikthehet sërish në pankinë. Shqiptari figuron në listën e të grumbulluarve për takimin në “Olimpico”, por i gjendur në stol. Tekniku Baroni ka vensosur që legjionarin ta lërë në stol ndaj “Violave”.
Lojtari kuqezi ishte titullar në meshavë në ndeshjen e vlefshme për Europa league fituar nga lacialët në shtëpi ndaj një rivali të fortë si Sociedad. Nuk dihet pse trajneri i italianëve merr këtë vendim në këtë supersfidë të javës në ligën italiane.
Mbrojtësi u paraqit shumë mirë ndaj spanjollëve, por siç e ka theksuar dhe më parë Marco Baroni, Hysaj për të është një futbollsit shumë i mirë dhe ndërkohë ndërmerr këto hapa në formacion.