Në triumfin e Egnatias ndaj Vllaznisë me shifrat 2-0, Serxhio Ujka u shpall lojtari më i mirë i takimit.
Mesfushori i rrogozhinasve doli në prononcim për mediat pas takimit.
“Në aspektin personal më ndihmon ky titull, por më shumë më ndihmon performanca e ekipit që unë të shpallem lojtari i ndeshjes.
Për mua fillimisht është e rëndësishme të jem titullar, pastaj nuk e kam problem pozicionin.
Ekipi më ka pritur shumë mirë dhe jam ambientuar si jashtë dhe brenda fushe, mendoj se jam bërë lojtar i rëndësishëm për Egnatian. Kur ti ke shënuar dhe ekipi kundërshtar do të sulmojë dhe ne do të mbrohemi”, tha Ujka.