Vllaznia u mposht ditën e sotme nga Egnatia në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0.
Në përfundimin e takimit, trajneri i shkodranëve Thomas Brdariç doli në prononcim për mediat.
“Nuk ditëm të fillonim këtë ndeshje, urime Egnatias për fitoren. Nëqoftëse një ekip vjen në fushën kundërshtare dhe shënon 2 gola e meriton fitoren. Në pjesën e parë nuk ishim aspak agresivë dhe nuk ishim mjaft mirë të organizuar.
Krijuam shumë mundësi në pjesën e dytë, për mua arbitri ka bërë gabimet e tij dhe kur i shikoj në video janë penallti të qarta. Përsa i përket penalltisë së Egnatias ajo nuk ishte e drejtë. Këto vendime në këto ndeshje janë mjaft deçizive. Futbolli është situativ, lojtarët i marrin mendimet në fushë ne i japim disa plane.
Ndeshja shkon shumë shpejt, në të dyja krahët, lojtarët ndonjëherë duhet të marrin vendimet më mirë. I besuam disa lojtarëve i dhamë mundësi, për mua Kahrimanovic pati aksione të mira në pjesën e parë dhe në një rast portieri i Egnatias bëri një pritje mjaft të mirë”, tha Brdariç.