Barcelona po luan ndaj Valencia në “Camp Nou”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në La Liga.
Katalanasit gjetën humë shpejt golin, pas një aksioni të shpejtë në krah, Yamal jep një assist të mrekullueshëm për Frenkie De Jong, holandezi dërgon topin në rrjetë pa u mbushur 3 minuta lojë.
Pesë minuta më vonë, djemtë e Flick shënojnë golin e dytë, këtë herë me Ferran Torres, i cili dërgon topin në rrjetë pas pasimitt ë marrë nga Balde. Goli i tretë u shënua nga i zakonshmi Raphinha në minutën e 14-të, duke çuar shifrat në 3-0 Brenda 10 minutave.
Barcelonës i duhet me patjetër fitorja, duke ditur që Real Madrid fitoi mbrëmë në transfertë 3-0, ndërsa Atletico Madrid bëri hap fals me barazimin 1-1 ndaj Villarreal.