Manchester City fitoi në fundjavë me shifrat 3-1 ndaj Chelsea-s, edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh me Madueke pas 3 minutash lojë, pas gafës së blerjes së re Khusanov.
“Qytëtarët” përmbysën shifrat me golat e Gvardiol, Haaland dhe Foden. Në fund të ndeshjes, pati një takim miqësor mes Cole Palmer dhe Pep Guardiolës dhe kjo gjë mesa duket nuk iu ka pëlqyer shumë tifozëve të Chelsea-s.
Këtë mendim ndan edhe Gary Neville, ish-mesfushori i Manchester United, tashmë në rolin e analistit, i cili mendon se Palmer nuk duhej të ishte treguar aq miqësor me Guardiolën.
“Palmer është një lojtar i mrekullueshëm, një sulmues i jashtëzakonshëm, por tifozët e Chelsea-s nuk mund të jenë të lumtur kur shohin lojtarin e tyre që takohet duke buzëqeshur me trajnerin e kundërshtarëve pas një humbjeje 3-1. Unë nuk do ta kisha bërë këtë gjë, nëse do vija nga një humbje e tillë”, tha Neville.
Cole Palmer u transferua nga City te Chelsea në verën e vitit 2023 për 47 milionë euro.