Skuadra e Gjilanit mbylli miqësoren e tretë në tokën turke, derisa barazoi pa gola ndaj bullgarëve të Krumovgrad, ekip që garon në kampionatin elitar.
"Një ditë më pas grupi u mblodh sërish në fushën e blertë, mirëpo këtë herë për të vijuar me seancën rigjeneruese pas ndeshjes.
Pjesa e skuadrës që pati minutazh më të madh pati plan tjetër për dallim nga pjesa tjetër e grupit.
Aktualisht pa ndonjë shqetësim muskular, ose ndonjë lëndim, ekipi po kalon në një fazë tejet të suksesshme.
Gjatë ditëve në vijim pritet të vijoj plani me intensitetin dhe dinamikën e paraparë", njofton SC Gjilani.