Elseid Hysaj, reprezentues i Shqipërisë, u aktivizua nga minuta e 66-të për Lazion, e cila ka dëshpëruar si vendas.
Lazio pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Fiorentina në takimin e javës së 22-të në Serie A.
Hysaj për 24 minuta, ka bërë paraqitje të mirë.
Golat i realizuan Adli (11') e Beltran (17') - shënuan për fitoren e skuadrës nga Firenca.
Marushiq shënoi në minutën e 90+2 për Lazion.
Adli i Fiorentinës u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 64-të.
Fundi i ndeshjes edhe me dy kartona të kuq, Baroni i Lazios pas dy të verdhëve dhe trajneri Palladino i Fiorentinës po ashtu pas dy kartonëve të verdhë.
Lazio ngritet në vend të katërt me 39 pikë e Fiorentina është në të gjashtin me 36 sosh.