Barcelona ka shënuar fitore bindëse me rezultat 7:1 ndaj Valencisë.
Skuadra e Hansi Flick dot nuk u përmbajt në përballje me skuadrën mysafire, duke e shembur me gola.
Për 45 minuta shënuan pesë herë përmes de Jong (3), Torres (8'), Raphinha (14'), Lopez (24' e 45+4').
Duro në minutën e 59-të ngushton rezultatin në 5:1.
Në vazhdim të lojës Barcelona realizoi edhe dy gola përmes Lewandowskit në minutën e 66-të e Tarregas (75' - autogol).
Pas javës së 21-të, në kampionatin spanjoll, Real Madridi kryeson me 49 pikë, pasojnë Atletico Madridi me 45, Barcelona 42 dhe Valencia është në vend të 19-të me 16 pikë të mbledhura.
Barcelona ka sulmin më efikas, për 21 ndeshje ka shënuar 59 gola e ka pësuar gjithsej 24 sosh.