Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ceremonia gala “Topi i Artë 2024” nga FSHF, ku në formacionin e vitit zënë vend tre lojtarë nga Kosova.
Gazetarët sportivë dhe analistët e sportit kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të vitit 2024 në “Abissnet Superiore”.
Për të shpallur emrat e fituesëve është ftuar në skenë Sulejman Mema, ish-trajneri i njohur shqiptar.
Mema lexoi emrat e fituesve të përcaktuar sipas votimit të bërë nga gazetarët e emisioneve sportive në televizionet shqiptare.
Nga porta në sulm, 11 lojtarët të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre përgjatë vitit 2024 janë këto: Alen Sherri (portier), Edison Ndreca (mbrojtës i majtë), Renato Malota (qendërmbrojtës), Arbenit Xhemajli (qendërmbrojtës), Arsid Kruja (mbrojtës i djathtë), Arinaldo Rrapaj (mesfushor i majtë), Albano Aleksi (mesfushor qendre), Arbin Zejnullai (mesfushor i djathtë), Ermir Rashica (sulmues i majtë), Bekim Balaj (sulmues qendre) dhe Baton Zabërgja (sulmues i djathtë).
11 futbollistët u ngjitën në skenë dhe tërhoqën çmimet, teksa nuk munguan falënderimet e rastit dhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.
Edlir Tetova është shpallur “Trajneri i Vitit” 2024. Tekniku shqiptar që drejtori Ulpianën, bëri histori me klubin e Egnatias përgjatë këtij sezoni, duke e udhëhequr drejt titullit të parë kampion në “Abissnet Superiore” dhe duke plotësuar tripletën me Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Mes të nominuarëve ishin edhe Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic dhe Ilir Daja.