Mesfushori spanjoll, Pedri, për shkak të gripit i mungoi Barcelonës të dielën mbrëma në fitoren e thellë 7:1 ndaj Valencias në kuadër të javës së 21-të të La Ligas.
Pedri e ka tejkaluar gripin dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick për ndeshjen ndaj Atalantas.
Barça të mërkurën nga ora 21:00 do ta pret Atalantan në kuadër të xhiros së tetë të Ligës së Kampionëve.
Pedri e kompletoi stërvitjen e së hënës dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
22-vjeçari Pedri është prej futbollistëve kryesorë të Barçës.
Ai në 31 ndeshjet e luajtura deri më tani këtë edicion ka kontribuar me katër gola dhe katër asistime.