Rey Manaj përzgjidhet në formacionin e javës së 21-të në kampionatin turk.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, shkëlqeu në fitoren e Sivasporit përballë Kaiserisporit, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste.
Manaj është vlerësuar me notën më të lartë (9.9) nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.
27-vjeçari ka shënuar 6 gola në 14 ndeshje të luajtura në kampionat, por duhet theksuar se këtë sezon Manaj ka pasur probleme me dëmtimet dhe ka munguar në disa ndeshje të Sivasporit.