Gjyqtari që u shkarkua

Futboll

Gjyqtari që u shkarkua

Më: 28 janar 2025 Në ora: 11:36
Gjyqtari David Coote

Gjyqtari David Coote, i cili u shkarkua disa muaj më parë nga Federata Angleze e Futbollit, për shkak se u shfaq në një video duke konsumuar kokainë dhe sulmoi ish-trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp.

Në një intervistë të dhënë për tabloidin britanik “The Sun”, gjyqtari anglez pranoi se ishte homoseksual dhe se pinte kokainë vetëm për të fshehur orientimin e tij seksual dhe për t’u shmangur nga bota e burrave “macho” të Premier League.

Coote gjithashtu pranoi se ai ishte treguar jo i matur në sulmin ndaj Klopp dhe kërcënime me vdekje nga shumë tifozë, përcjell tch.

“Unë nuk e njoh veten në videon duke thithur kokainë.

Nuk e mbaj mend si u ndjeva atëherë.

Kisha probleme dhe zgjodha këtë rrugëdalje. U ndjeva i turpëruar gjatë viteve të adoleshencës.

Unë nuk ua tregova prindërve të mi orientimin tim seksual deri në moshën 21 vjeçare. Nuk kam bërë të njëjtën gjë me miqtë e mi derisa mbusha 25 vjeç.

Kam fshehur ndjenjat e mia si arbitër i ri dhe kam fshehur edhe seksualitetin tim. Unë kam qenë një arbitër i mirë, por një person i keq.

Dhe kjo më çoi në një sërë sjelljesh. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia të cilat ishin në varësi të asaj që prisja nga vetja.

Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se ka pasur momente private ku unë kam rënë shumë poshtë. Ato nuk pasqyrojnë se kush jam sot dhe as mënyrën se si mendoj”, tregoi referi britanik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat