Reshat Ibraimi kishte parashikuar suksesin e Atdhe Mazarit

Futboll

Reshat Ibraimi kishte parashikuar suksesin e Atdhe Mazarit

Më: 28 janar 2025 Në ora: 12:12
Ibraimi

Atdhe Mazari ka bërë transferimin e parë jashtë vendit. Ai tashmë është zyrtarizuar te skuadra kroate e NK Varazhdin.

23 vjecari e ka ndihmuar skuadrën e tij Rabotnicki nga Shkupi të jetë në mesin e kandidatëve për titull kampioni.

Gjatë sezonit vjeshtor, aë 18 ndeshje ka shënuar 8 gola dhe 3 asiste.

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibraimi, në emisionin sportiv “A PLAY” kishte shprehur qartësisht besimin se sulmuesi do të ketë një të ardhme të mirë.

I pyetur nga moderatori i emisonit, gazetari i njohur, Ylber Kelmendi, për talentet e futbollit në Maqedoni, ai kishte veçuar Atdhe Mazarin.

“Një lojtarë që mundenm ta nxjerr në pah, është një futbollist i talentuar Atdhe Mazari që luan te Rabotnicki”, kishte deklaruar Ibraimi, gazetar sportiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat