FSHF nxjerr në shitje biletat për Shqipëri-Andorrë

Futboll

FSHF nxjerr në shitje biletat për Shqipëri-Andorrë

Më: 28 janar 2025 Në ora: 15:36
Pamje

FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e parë në “Arena Kombëtare”.

Kombëtarja e Shqipërisë do të sfidojë Andorrën, më 24 mars, dhe tashmë biletat mund të sigurohen “online”.

Çmimet variojnë nga 2000 lekë të reja deri në 35000 lekë.

Kategori të tjera ku mund të blihen bileta janë me 5000 dhe 1000 lekë.

Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë në shtëpi për kualifikueset e Botërorit 2026. Më 21 mars ndërkohë, në transfertën e Anglisë, do të hapet fushata e kualifikueseve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat