Superiorja rikthehet këtë fundjavë që të premten. Ndeshja e Tiranës ndaj Elbasanit e programuar të luhej në këtë ditë, tashmë zyrtarisht do të mbahet të shtunën, ditën pasardhëse.
Ora 16:30 është përcaktuar si orari fiks për zhvillimin e këtij derbi, pasi dy qytetet ndodhen afër mne njëri-tjetrin si dhe urrejtja dhe rivaliteti mes dy tifozerive është i njohur. Kjo kundërshti e madhe mes grupimeve është i dukshëm dhe në fjalët e Tirona Fantics. Ultrasit e Tiranës kanë dalë me thirrje para përbaljes ndaj elbasanasve, të cilët i cilësojnë si dylbera.
Fanatiksat dëshirojnë mbështetje masive ndaj skuadrës së ashtuquajtur “mbetje Metalurgjiku”, pasi dihet që qyteti i Elbasanit kaq enë masivisht i njohur në tërë vendin prej industrisë së rëndë. Grupimi i tifozëve bardheblu niset nga stadiumi i Tiranës “Selman Stërmasi” në orën 14:15 me drejtim Durrësin.
Kujtojmë që sfida Tirana-Elbasani do të zhvillohet në “Niko Dovana”, pasi kryeqytetasit përsëri janë detyryar të shtegtojnë si pasojë e barit në gjendje jo të mirë të stadiumit Kombëtar. Masivitet në shkallët e stadiumit bregdetar pritet pasi që të dy grupimet ultras kanë reaguar ashpër dhe kanë thirru për sa më shumë tifozë në udhëtimin drejt impiantit të Teutës.