Xhoele Maçolli nuk ka vonuar dhe menjëherë pas largimit nga Bylisi është zyrtarizuar te skuadra tjetër e Superiores.
Mesfushori do të vazhdojë karrierën te skuadra e Teutës.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi durrsak nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Djemtë e Detit” i urojnë suksese me fanellën e tyre, teksa do të jetë një element shumë i rëndësishëm për Bledar Devollin për pjesën e mbetur të sezonit.