Gafa e Balde: Çfarë mendoj për lojën e Gasperinit? Nuk e njoh, kush është?

Futboll

Gafa e Balde: Çfarë mendoj për lojën e Gasperinit? Nuk e njoh, kush është?

Më: 28 janar 2025 Në ora: 19:58
Alejandro Balde

Mbrojtësi i Barcelonës, Alejandro Balde foli në prag të ndeshjes kundër Atalantës në Champions dhe ishte protagonist i një skene gazmore kur u kap plotësisht i papërgatitur nga një pyetje në dukje e thjeshtë:

“Çfarë mendoni për lojën e Gasperinit?". Lojtari fillimisht u përgjigj: “Nuk e kam idenë...”, duke habitur gazetarët e pranishëm. Balde pastaj iu drejtua atyre që ishin ulur pranë tij dhe pyeti se kush ishte Gasperini.

Ende pa e kuptuar, Balde vazhdoi më pas: "Nuk e kuptova për cilin lojtar e kishit fjalën.

Për cilin lojtar po pyesni?". Mbrojtësi i Barcelonës më në fund hoqi dorë dhe pyeti: "Kush është?", duke shkaktuar të qeshura në sallën e shtypit.

Në fund iu shpjegua se kush ishte trajneri i Atalantës dhe Balde u përgjigj: "Sinqerisht nuk e njoh. Nuk di çfarë të them. Nuk e njoh".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat