Lionel Messi aktualisht është pjesë e Inter Miamit në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, superylli argjentinas duket se nuk po mendon të jetë edhe shumë gjatë te ky klub, që është në pronësinë e David Beckham.
Messi po heziton të nënshkruajë kontratën e re me klubin amerikan, shkruan “Relevo” të martën.
Arsye për këtë thuhet të jetë dëshira e tij për t’u rikthyer te Barcelona.
Te kjo e fundit, Lionel Messi kaloi kohën më të madhe të karrierës së tij, para kalimit te PSG-ja në vitin 2021.
Lionel Messi ka kontratë me Inter Miami deri më 31 dhjetor të vitit 2025, kur edhe përfundon sezoni i rregullt në MLS.