Messi heziton vazhdimin e qëndrimit te Inter Miami

Futboll

Messi heziton vazhdimin e qëndrimit te Inter Miami

Më: 28 janar 2025 Në ora: 23:28
Messi

Lionel Messi po heziton të nënshkruajë kontratën e re me klubin amerikan Inter Miami, pasi evidente është dëshira e tij për t’u rikthyer te Barcelona, sipas raportimeve të “Relevo”.

Argjentinasi ende nuk ka marrë një vendim për të rinovuar marrëveshjen me klubin e MLS, që aktualisht e ka në fuqi deri më 31 dhjetor 2025, kur përfundon sezoni i rregullt.

Arsyeja kryesore për këtë hezitim është dëshira e Messit për t’u rikthyer në Barcelona, skuadër ku ai ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij dhe ka arritur suksese të mëdha.

Aktualisht, Messi është duke shqyrtuar mundësinë e një rikthimi në klubin katalanas pas mbylljes së kontratës së tij me Inter Miami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat