Mesfushori i Kombëtares U-21 firmos kontratën e re në Greqi

Futboll

Mesfushori i Kombëtares U-21 firmos kontratën e re në Greqi

Më: 29 janar 2025 Në ora: 11:29
Leandro Frrok

Leandro Frroku është prezantuar te ekipi B i Asteras Aktor në Greqi. 21-vjeçari mbylli bashkëpunimin me Panathinaikos ku dhe kishte luajtur me moshat.

Tashmë do të japë kontributin e tij në Superligën 2 të Greqisë.

Frroku numëron paraqitje dhe me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë ku mbylli kualifikueset e fudit për Europianin.

Mesfushori shqiptar ka lindur në Greqi. Me këtë lëvizje pret që të marrë minuta për pjesën e mbetur të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat