Mario Mitaj kthehet në çështje për të ndryshuar rregullin e futbollit në Arabinë Saudite

Futboll

Mario Mitaj kthehet në çështje për të ndryshuar rregullin e futbollit në Arabinë Saudite

Më: 29 janar 2025 Në ora: 14:20
Mario Mitaj

Mario Mitaj po kalonte një formë fantastike te Al Ittihad teksa për 10 ndeshjet e fundit radhazi, shqiptari mbante notën 7 dhe lart sipas Sofascore. Por papritur në ndeshjen e fundit kundër Damac shqiptari u përjashtua nga ekipi dhe Al Ittihadi humbi 2-1.

Arsyeja ishte kthimi nga dëmtimi i lojtarëve dhe në Arabi nuk lejohet që në skuadër të ketë më shumë se 8 lojtarë të huaj për ndeshje nga një skuadër. Në fakt edhe në momentin e debutimit, Mitaj vonoi shumë te Al Ittihadi për shkak të këtij rregulli. Fati i buzëqeshi shqiptarit nga dëmtimet pasi në të kundërt do të vuante shumë më tepër te Al Ittihadi.

Për më tepër 8 lojtarët e huaj janë të pjesës ofensive dhe që vijnë kryesisht nga kampionate të forta si La Liga apo Premier League, pa harruar edhe shtetësinë e tyre si Franca, e lidhur me atë të Benzema apo trajnerit Blanc. Të paktën Diaby që është jashtë forme totalisht por si francez, u grumbullua për të mos ngelur i pakënaqur dhe u përjashtua Mitaj.

Pavarësisht se të gjithë tifozët e Al Ittihad reaguan në mbrojtje të Mitajt pas humbjes, duke kërkuar rikthimin në ekip, situata duket se do të bëhet akoma edhe më e vështirë për sa kohë nuk ka dëmtime të lojtarëve të huaj.

Ky ekip është pranë transferimit të një tjetër lojtari nga Barcelona që do të rriste numrin e lojtarëve të huaj.

Por në Arabi tregojnë se drejtuesit e Al Ittihad, po kërkojnë bashkimin me klubet e tjera dhe po i kërkojnë Federatës së futbollit në atë vend që t’i lejojë të kenë 8 lojtarë të huaj në fushë dhe 2 lojtarë të huaj në stol, për ta dërguar në 10 numrin e lojtarëve të huaj dhe për ta menaxhuar më lehtë situatën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat