Partizani mesa duket ka gjetur zëvendësuesin e Arinaldo Rrapajt.
Nikola Vunjoviq do të jetë futbollisti më i ri i skuadrës së Partizanit, me 28 vjeçarin malazez që momentalisht ndodhet në Tiranë.
Akordi është arritur mes palëve dhe futbollisti nga Mali i Zi ka vendosur t’i bashkohet Superiores. Ai do të jetë pjesë e Partizanit, ku do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në ekip, pasi do të jetë zëvendësuesi i Rrapajt, një pikë kyçe për të kuqtë në të shkuarën.
Kujtojmë se Vunjovic ka një karrierë të gjatë si profesionit, të cilën e ka nisur në Serbi te Radnicki Obrenovac.
Gjithashtu, 28 vjeçari ka veshur fanellën e Villareal B, Podgoricës, Goricës dhe Sumgayit.
Tek këta të fundit, malazezi ka luajtur së bashku me Fernando Merdeiros, mesfushorin brazilian të Egnatias.
Ndërsa vlera e futbollistit në "Transfermarkt", është momentalisht 550 mijë euro duke u shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë të Superiores.