Ish - kapiteni sulmon Juventusin: Më larguan, doja të përshëndesja tifozët

Futboll

Ish - kapiteni sulmon Juventusin: Më larguan, doja të përshëndesja tifozët

Më: 29 janar 2025 Në ora: 16:07
Danilo

“Do të kisha preferuar të përshëndesja të gjithë tifozët në stadium”. Me këtë deklaratë largohet nga Torino, Danilo, ish-kapiteni i Juventusit, i cili nuk e fsheh keqardhjen që ka dhe zhgënjimin me bardhezinjtë.

Mbrojtësi brazilian shkroi fillimisht një letër shumë të gjatë dhe të përzemërt për ta zyrtarizuar lamtumirën e tij. Ai u detyrua të takohej me shokët e tij në fushën stërvitore dhe jo në fushë, siç ndodh shpesh me kapitenët. Përpara nisjes për në Brazil, ai shprehu edhe faktin se largimi nuk ishte një zgjedhje e tij.

“Nuk është një pyetje që duhet të ma bëni mua në lidhje me largimin. Unë kam qenë gjithmonë në dispozicion të skuadrës, kam bërë gjithmonë punën time. Kjo gjë kuptohet nga raporti që kam pasur me skuadrën.

Për zgjedhjet e trajnerit dhe drejtuesve nuk mund të jap një përgjigje.

Nuk ka qenë një zgjedhje e imja. Unë nuk kam pengje”, tha Danilo, i cili megjithatë, konfirmoi se nga Torino largohet vetëm me kujtime të bukura. Ish-kapiteni tashmë pritet të shkojë te Flamengo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat