Kulusevski: Është një vuajtje, por…

Futboll

Kulusevski: Është një vuajtje, por…

Më: 29 janar 2025 Në ora: 16:08
Kulusevski

Tottenham, aktualisht i gjashti në renditjen e Premier League, duhet të vulosë përfundimisht kualifikimin për në raundin e 1/8-ave të Europa League në ndeshjen e fundit të planifikuar për të enjten kundër Elfsborg (21:00).

I pranishëm në konferencën për shtyp përkrah Ange Postecoglou, ish-lojtari i Juventus-it foli për rëndësinë e kupave për klubin anglez.

“Jam dakord me të (Postecoglou) që klubi mund të bëjë diçka të veçantë. Ne po bëjmë shumë mirë në kupa, është e lehtë të fokusohemi te kampionati, por po bëjmë shumë mirë në kupa.

“Nesër është një ndeshje e rëndësishme dhe nëse fitojmë kalojmë në raundin tjetër, kështu që mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha në këto katër muajt e fundit”.

Më pas suedezi iu përgjigj pyetjes nëse kjo është faza më e vështirë e karrierës së tij për shkak të sukseseve me Spurs:

“Nuk është vuajtje. Unë them që në kampionat, humbja e shumë ndeshjeve…kjo është vuajtje. Është shumë e vështirë për mua të humbas ndeshjet.

“Por unë ende duhet të shikoj pamjen më të gjerë, mendoj se mund të bëjmë gjëra të mahnitshme sepse jemi ende në tre kompeticionet dhe këtu është fokusi im.

“Është një bilanc. Është vuajtje, por në të njëjtën kohë unë jam ende pozitiv. Unë ende mendoj se kemi mundësi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat