Metë Çeku, tërë jetën me futbollin.
Ish futbollist i miërnjohur, tghemelues i klubit të futbollit Kosova Munih në fillim të viteve të 90-ta dhe sot është kryetar i Komisionit Disiplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Me formimin e klubit Kosova e Munihut ishin pjesë e saj edhe Remzi Ruhani - kryetari i parë.
Metë Çeku
Naim Gashi, Sejdi Rama, Vesel Hyda nga Presheva që na i ka blerë fanellat ku u shkru për herë të parë në shqip FC Kosova”, tregon Metë Çeku.
Ish futbollisti i shquar Metë Çeku flet për Jakup Abrashin, Luan Prekazin, Xhevdet Muriqin dhe si reaguan shikuesit ndaj Sahit Kelmendit pas rastit në Paraçin të Serbisë në vitin 1987!
Metë Çeku - ulur i pari nga e majta
Aty regjimi ish jugosllavë dhe serbë e akuzuan ushtarin Aziz Kelmendi se i vrau katër ushtarë ish jugosllavë!
“Bota sot”: A më lehtë e keni pas si futbollist a tani si kryetar i Komisionit disiplinor në FFK?
Metë Çeku: Për momentin jam kryetar i Komisionit Disiplinor pranë FFK-së. Është fatbardhësi.
Shpesh e shprehi meqenëse kam luajtur edhe vet futboll, i marr si rrethanë lehtësuse shumë herë lojtarë që mos mi dënuar shumë, sepse është eufori e momentit - temperamenti.
Kam qenë edhe vet lojtar, e ndjej në shpirt, edhe gjithë në 90 për qind të lojtarëve shkoi në minimum me dënime. Si lojtar ka qenë shumë më lehtë se sa tani.
“Bota sot”: Si i sheh futbollistët e ditës së sotme kur dihet se rrethana janë më ndryshe, paguhet më shumë se atëherë por t’i kishit jo këto kushte në kohën tuaj?
Metë Çeku: Në kohën tonë ka qenë shumë vështirë, premitë shumë të ulëta, në krahasim me tash.
Këta të rinjtë nuk e dojnë futbollin sikur gjenerata e jonë.
Tregoj një rast, kur e kam pas një derbi nuk më ka marrë gjumi duke paramenduar atë ndeshje.
Ose, për shembull meqenëse kam qenë mbrojtës i majtë, ka ndodhur që me ka kaluar anësori i djathtë, një javë ditë nuk e kam ndje veten të qetë si me kaloi ai.
Meqenësë shumë pak ka ndodhur por ato nëse ajo më ka ndodhur nganjëherë, një javë nuk isha i qetë. Lojtarët sot i shoh që nuk e marrin ashtu si fitojnë si humbin shkojnë nëpër disko e andej e këndej, ndërsa unë kur kam humbur ndeshjen nuk kam dalur atë natë. Nuk kam mundur me dalur sepse nuk e kam ndje veten të qetë.
“Bota sot”: Dihet se nuk ka qenë lehtë me luajt në atëkohë, a ka pas provokime e kërcënime kur keni luajtur në udhëtim?
Metë Çeku: Dy ndeshje më kujtohen. Rasti i Aziz Kelmendit në Paraçin, dhe kur thirrej emri i Sahit Kelmendit me numir 11-të për të dalur në fushë, krejt shikuesit bënin uuuuhhh...
Edhe ndeshja me fushë Kosovën kur u munduan me na mundur ekipin tonë Ramiz Sadikun (0:0), por me gjyqtarë e me krejt i kemi mundur. Kjo ndeshje nuk harrohet.
“Bota sot”: Cili trajner të ka mbetur në zemër?
Metë Çeku: Kam pa shumë shumë trajnerë, një ndër trajner që ka pas Kosova ëshë Jakup Abrashi. Masandej e kam pas edhe Luan Prekazin. Jakup Abrashi është njëshi. Jakup Abrashi ka qenë gjeneratë e Çajkovskit. Çajkovski, sa kam lexuar ka qenë i vemi trajner që Bayerni për të ka mbajtur mbledhje komemorative.
Po të ishte Jakup Abrashi sot gjallë, çdo kombëtare të Evropës njëjtë e kish udhëheq, po ashtu edhe Luan Prekazi me përvojën e tij që ka luajt në Partizan të Beogradit.
Shpesh herë në stërvitje kur i bënim gjuajtjet e lira, a i e ka mësuar Sunaj Keçin si me gjuajt gjuajtjet e lira, si me “pre” topin fort në njërën anë. Prej këtyre dy trajnerëve kam mësuar shsumë. Kam mësuar edhe në Pejë prej Kahraman Loxhës, Haki Locit, i cili sa i ri e ka verëjtur temperamentin tim, më ka angazhuar junior, mu, Xhevdet Muriqin, Sahit Kelmendin, Xhevat Currin etj.
“Bota soz”: E përmende Xhevdet Muriqin, me pak fjalë si e vlerësoni që ai nga sulmuesi u kthye në mbrojtës?
Metë Çeku: Me Xhevdet Muriqin jam gjeneratë, kam luajtur në Kristal të Pejës. Ja ka dhënë natyra shpejtësinë dhe agresivitetin. Xhevdetin mbrojtës e ka kthyer Jakup Abrashi në KNI Ramiz Sadiku.
Në atëkohë ka luajtur 11-sh Zhivkoviqi në Ramiz Sadik, një lojtar shumë i mirë dhe shkoi në Prishtinë, kur ka hyrë Prishtina me Bella Pallfin në ligën e parë. Zhivkoviqi ka qenë sulmues i majtë.
Karakteristikë ka qenë se Xhevdeti ka qenë i shpejtë dhe ka prerë shumë aksione. E hoqën nga ekipi Tokiqin dhe e futen Muriqin si qendërmbrojtës, ka luajtur një sezon fenomenal në ligën e dytë. Falë Jakup Abrashit ai u bë një mbrojtës modern, ka luajtur Prishtinë në ligën e parë duke arritur me qenë edhe kapiten.
“Bota sot”: A ke menduar të jesh ndonjëherë trajner në Kosovë?
Metë Çeku: Kam menduar shumë herë për trajner, me fol drejt kur kam qenë sekretar në Besë, duke e parë futbollin si e shoh unë me një sy tjetë edhe karakterin edhe disiplinën, nuk e kam pa veten trajner, nuk mundem me pranuar dikush mu ma bë formacionin.
“Bota sot”: Si e sheh sot Pejën, Besa ka qenë kampionë i trefishtë pas lufte, sot ka stagnuar shumë! iu dhemb në shpirt?
Metë Çeku: Kjo dhemb në shpirt. Futbollin pejan e krahasojë me Milanin. Milani një kohë, dhjetë vjet nuk ka qenë askund në Champions League, edhe pse nuk ka qenë, tërë Evropa e dojnë Milanin.
Edhe pse nuk ekziston Besa, tash është Besa Peja e fuzionuar me Phoenixin e Bajës, ku kam shkuar të tanët me kanë pyetur për Besën, kështu që është sikur një Milan i Kosovës.
Edhe pse nuk ka ba gara, të tanët e kanë admiruar dhe kanë qenë të dëshpëruar pse nuk është Besa. Besoj tash që janë formuar dy a tre grupe dhe besoj që ka me arriture suksese Besa.
"Bota sot": Cila është porosia për gjeneratën e tashme?
Metë Çeku: Vetëm punë dhe disiplinë, jetën e natës sa më pak me kaluar.
Veç me punë arrihet. Një dobësi është tek ata, se shumë ndeshje e shumë telefona, dhe po rrijnë deri orë të vona. Unë si sportist kurrë ora 12.00 e natës nuk më ka zënë. Nëse sportistin e zërë ora 00.01 minutë nesër nuk mundet me arrit qind për qindshin.