Manchester City po kërkon të bëjë dy përforcime në mesfushë dhe sytë e “Qytetarëve” janë fokusuar te dy mesfushorët e Juventus-it, Andrea Cambiaso dhe Douglas Luiz.
Për të parin, është përfolur se Manchester City është i gatshëm të ofrojë 65-70 milionë euro dhe bisedimet me shumë gjasa do vazhdojnë deri në ditën e fundit të merkato.
Ndërkohë, Tuttosport raporton se City i ka dërguar së fundmi Juventus-it një ofertë të re për Douglas Luiz. Propozimi i “Qytetarëve” është huazim deri në fund të sezonit me detyrim blerje për 35 milionë euro.
Braziliani u transferua në Torino verën e kaluar nga Aston Villa për 52 milionë euro, por nuk ka arritur dot të përshtatet te bardhezinjtë dhe është i hapur për një rikthim në Torino.
Drejtuesit bardhezi kërkojnë shitjen direkte të mesfushorit për një shifër të përafërt që shpenzuan për transferimin e tij dhe nuk pranojnë huazim. Bisedimet mes dy ekipeve janë ende të hapura dhe gjithçka mund të ndodhë deri në 3 shkrut, afati i fundit i merkatos dimërore.