Shqipëria e Futsallës ngre siparin e ndeshjeve kombëtare për vitin 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të luajnë dy ndeshjet e radhës të të vlefshme për kualifikueset e “Futsal Euro 2026” kundër Armenisë.
Në kuadër të këtyre dy sfidave të rëndësishme, trajneri Resuli ka grumbulluar 14 futbollistë.
Ndeshja e parë ndaj Armenisë do të zhvillohet në transfertë më 1 shkurt, në ora 14:00 dhe më pas kuqezinjtë do të luajnë takimin e dytë më 5 shkurt në Tiranë në ora 19:00.
Kuqezinjtë janë grumbulluar nga kjo pasdite në kryeqytet dhe do të stërviten në Parkun Olimpik “Feti Borova”
Shqipëria e Futsallit është pjesë e grupit 6, së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.
Kuqezinjtë renditen në vendin e tretë me 3 pikë, teksa kanë marrë një fitore ndaj Danimarkës dhe një humbje me Kazakistanin.