Në ditën e djeshme në mediat italiane u publikua lajmi se Inzaghi po mendonte për pushimin e disa lojtarëve kundër Monaco-s në Champions League.
Zikaltërit luajnë në derbin me Milanin në ndeshjen e ardhshme dhe statistikat nuk flasin shumë në favor të tyre në kohët e fundit sa i përket përballjeve direkte.
Por duket se trajneri ka ndryshuar tërësisht mendimin.
Kur mbeten edhe pak orë nga ndeshja e sotme, në Itali tregojnë se te Interi do të luajnë me formacionin e parë dhe më të mirët kundër Monaco-s.
Në sulm do të jenë Thuram-Lautaro, ndërsa në mesfushë rikthehet Asllani që do të ketë mbështetjen e Barella dhe Mkihitaryan..