Lojtari “550 mijë eurosh” që pritet të “çmendë” kryeqytetin shqiptar

Futboll

Lojtari “550 mijë eurosh” që pritet të “çmendë” kryeqytetin shqiptar

Më: 29 janar 2025 Në ora: 22:31
Nikola Vujnoviq

Nikola Vujnoviq do të jetë goditja e radhës e Partizanit në këtë afat kalimtar të janarit. 28-vjeçari malazez pritet të jetë në kampin e “demave të kuq” për të zëvendësuar denjësisht Arinaldo Rrapajn që u largua nga Shqipëria në këtë merkato.

Marrëveshja midis palëve është gjetur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi për transferimin e lojtarit. Vlera e Vujnovic sipas “Transfermarkt” është 550 mijë euro, ndërsa shifra më e lartë që malazezi ka kapur ka qenë 700 mijë euro përpara 3 vitesh.

Pika e tij më e fortë në fushën e blertë është se 28-vjeçari nuk njeh një këmbë të dobët, duke arritur të shënojë me të majtën ose të djathtën pa e patur problem këtë pjesë. Një tjetër veçori e mirë e Vujnovic është dhe lufta në ajër.

Karrierën e tij si futbollist, lojtari malazez e nisi në Serbi te klubi i Radnicki Obrenovac, duke u transferuar më pas tek Rad. Vujnoviq gjithashtu ka qenë pjesë e Villarreal B në Spanjë, por ka luajtur më pas edhe në shtete të tjera si SHBA, Kroaci dhe Azerbajxhan. Në Shqipëri do të jetë eksperienca e tij e parë, duke pritur të vishet me ngjyrat e kuqe të kryeqytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat