Capello kritikon Konseisaon: Duhej guxim

Futboll

Capello kritikon Konseisaon: Duhej guxim

Më: 29 janar 2025 Në ora: 23:53
Fabio Capello

Fabio Capello ka kritikuar Serxho Konseisaon, pasi mendon se trajneri duhej ta kishte kuptuar që kishte ardhur momenti i zëvendësimit të Musah, i cili u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 2-1 përballë Dinamo Zagreb.

“Menjëherë e pashë Musah si shumë nervoz, ai mund të kishte bërë diçka më shumë dhe Konseisao ndoshta duhet ta kishte kuptuar se ishte koha për ta hequr nga fusha.

Me raste duhet edhe guximi për të marrë këto vendime dhe për të ndërruar një lojtar. Pastaj ata bënë një ndeshje mesatare, por arbitri nuk më pëlqeu.

Fillimisht ai dha penalltinë, pastaj kur e thirri VAR-in nuk e dha… Nuk më pëlqejnë këto gjëra, thjesht nuk e kuptoj se çfarë pa arbitri”, tha Kapelo për kuqezinjtë.

Më pas, ai u ndal edhe te Atalanta, duke mos kursyer elozhet për bergamaskët. “Kësaj Atalante do t’i jepja notën 8 apo edhe 8,5, ata luajnë me një personalitet fantastik. Zikaltrit i lanë hapësirë ​​Barcelonës vetëm një herë, u ndëshkuan por e kuptuan menjëherë dhe nuk bënë më gabime”, theksoi ish-trajneri i njohur italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat