Tre futbollistët e Kombëtares shqiptare zbresin sot në fushë

Futboll

Tre futbollistët e Kombëtares shqiptare zbresin sot në fushë

Më: 30 janar 2025 Në ora: 12:06
Shqipëria

Mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë të gjitha ekipet e Ligës së Europës, teksa në disa prej tyre luajnë edhe lojtarë të Kombëtares shqiptare.

Nedim Bajrami i cili është pjesë e Rejnxhërsit do të presë në shtëpi belgët e Sent Zhiuaz, me sfidën që do të nisë në orën 21:00, ndërsa pikët janë të rëndësishme për skocezët. Bajrami pritet ta nisë titullar.

Ndërkaq, Ernest Muçi me Beshiktashin do të përballen me Tuenten në transfertë, një duel direkt për një vend në zonën play off.

Po ashtu i përfshirë do të jetë edhe Elseid Hysaj, me mbrojtësin që ka hyrë sërish në planet e Lacios e cila do të luajë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve me portugezët e Bragës, teksa kualifikimi është siguruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat