Aktorja e njohur Melisa Asli Pamuk e cila martua me futbollistin Yusuf Yazici vitin e kaluar, kanë dhënë lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të parë.Me anë të një InstaStory, futbollisti ka treguar për fansat se bebi është djalë dhe se ata janë shumë të emocionuar.
I vogli e ka surprizuar çiftin ditën e lindjes së futbollistit dhe kjo e ka bërë më të veçantë këtë datë të shënuar. Futbollisti është pjesë e skuadrës greke, Olimpiakos që nga shtatori i 2024-ës.
“Dhurata më e mirë e ditëlindjes” ka shkruar Yusuf krahas fotos së publikuar ku shfaqet dora e vogëlushit.
Lajmin se ishte në pritje të ëmbël, Melisa e dha në shtator të vitit 2024. Ajo publikoi në rrjetet sociale fotot ku dukej barku i saj i rrumbullakosur.
Aktorja dhe futbollisti i njohur turk janë prej kohësh në një marrëdhënie.
Çifti i njohur u martuan në fshehtësi në Paris, kryeqytetin e Francës, muajt e fundit.
Ata e mbajtën të fshehtë celebrimin e dashurisë së tyre, ndërsa më vonë kanë publikuar pamje nga ceremonia e martesës në rrjetet sociale.