Postecoglou nuk ndihet i rrezikuar nga shkarkimi

Futboll

Postecoglou nuk ndihet i rrezikuar nga shkarkimi

Më: 30 janar 2025 Në ora: 15:32
Ange Postecoglou

Trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, thotë se ndihet plotësisht i mbështetur brenda klubit.

Para përballjes në Europa League kundër Elfsborgut, Postecoglou u pyet nëse ndjente po ndihet i rrezikuar nga krerët e klubit.

“Të gjithë po bëjnë më të mirën e tyre. Nuk mendoj se dikush po punon kundër meje.

Nuk besoj se dikush dëshiron që unë të dështoj. Në një situatë si kjo, të qenit trajner mund të jetë e vështirë, sepse mund të ndihesh shumë i izoluar dhe i ekspozuar.

Por unë nuk ndihem kështu. Grupi i lojtarëve dhe njerëzit me të cilët punoj po japin maksimumin për të na udhëhequr përmes këtij momenti”, ka thwnw Postecoglou.

“Sa më përket mua, fokusi im është plotësisht te ajo që mund të kontrolloj dhe ajo është përgatitja e ekipit për një ndeshje shumë të rëndësishme sonte”, ka pohuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat