Bayern do të largojë 4 lojtarët

Futboll

Bayern do të largojë 4 lojtarët

Më: 30 janar 2025 Në ora: 19:38
Bayern

Te Bayern Munih po përgatiten për një revolucion të vërtetë në verë, ku pritet largimi i disa senatorëve të rëndësishëm.

Mediat gjermane bëjnë me dije se bordi ka vendosur për largimin në verë të katër “peshave të rënda”, Kingsley Coman, Leroy Sane, Leon Goretzka dhe Serge Gnabry.

Objektiv i drejtuesve të klubit bavarez është të lirojë hapësira për transferime të reja dhe mbi të gjitha të lehtësojnë faturën e pagave.

E ardhmja e Leroy Sane pritet të jetë në Premier League ose La Liga, Liverpool dhe Barcelona përmenden si destinacione të mundshme.

Për tre të tjerët ende nuk dihen pista konkrete, por duke ditur kapacitetin që kanë si lojtarë, sigurisht që interesi nuk do të mungojë.

Bavarezët duan të rigjenerojnë ekipin për të qenë akoma dhe më shumë konkurrues dhe mbi të gjitha për t’u rikthyer te fitimi i trofeut të Champions League, që është synimi kryesor pasi trofetë në Bundesligë nuk është se i kanë munguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat