Zeneli me ekip nuk ia del në Londër, mbeten jashtë Europa League

Futboll

Zeneli me ekip nuk ia del në Londër, mbeten jashtë Europa League

Nga: K.G. Më: 30 janar 2025 Në ora: 22:57
Lojtarët e Tottenhamit

Besfort Zeneli me ekipin e Elfsborgut pësuan humbje në Londër me rezultat 3:0 nga Tottenhami.

Zeneli u paraqit nga minuta e parë. 

Përkundër angazhimit nuk dolën me rezultat pozitiv.

Futbollisti Scarlet shënoi në minutën e 70-të, Ajayi (84’) e Moore (90+4’) për fitoren e vendasve.

Tottenham përfundoi në vend të katërt me 17 pikë dhe Elfsborg në të 26-tin me 10 sosh.

Tottenham shkoi direkt në të tetën e finales së Europa League dhe skuadra suedeze eliminohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat