Partizani – Tirana padiksutim është sfida më e luftuar në futbollin shqiptarë.
Derbi është parashikuar të luhet më 9 shkurt në orën 20:00, teksa ende nuk dihet se ku do të zhvillohet.
Të kuqtë janë pritës dhe si të tillë kanë për detyrë të gjejnë stadiumin ku do të përballen me rivalët e kryeqytetit. Në fakt drejtuesit po mendojnë që këtë ndeshje ta zhvillojnë në shtëpinë e tyre në “Arenën e Demave”.
Interesi i vogël nga tifozët në derbet e fundit ka bërë që të kuqtë të mendojnë seriozisht që këtë takim ta luajnë në stadiumin e tyre, i cili ka një kapacitet prej 4 mijë ulesësh.
Fakti që “Arena Kombëtare” po rinovohet, bën që kjo sfidë të ketë shumë gjasa të luhet në “Arenën e Demave”.
Gjithsesi jemi 1 javë para kësaj sfide dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendoset dhe se ku do të zhvillohet kjo përballje.