Në pak më pak se një muaj, bota në Milano ka ndryshuar plotësisht.
Pas fitores së Superkupës së Italisë, Milani nuk arriti të kishte vazhdimësi, ndërsa Interi ka ngadalësuar disi me Bologna, por më pas nuk ka gabuar më.
Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, humbja në Riad ende i dhemb Interit, ndaj për këtë arsye ekziston dëshira e madhe për hakmarrje, e cila është rritur pas fitores 3-0 ndaj Monaco dhe kualifikimit direkt në 1/8 finale të Champions League.
Të mërkurën në mbrëmje, të gjithë zikaltrit thanë se ritmi nuk duhet të ulet më. Këtë e ka përsëritur Inzaghi, e ka ribërë të qartë kapiteni Lautaro Martinez. “Toro” e ftoi ekipin të ruajë të njëjtën koncentrim që ka treguar në Ligën e Kampionëve edhe në Serie A.
Napoli nuk dorëzohet, por zikaltrit, një muaj para përballjes direkte në “Maradona”, duhet të dërgojnë një mesazh tek Antonio Conte.