Manchester United u kualifikua direkt mes tetë skuadrave më të mira në Europa League pas fitores 2-0 ndaj FCSB në Rumani.
Trajneri i “djajve të kuq” Ruben Amorim ka mbetur i impresionuar nga Kobbie Mainoo, pasi e vendosi atë në një pozicion më të avancuar në mesfushë.
“Kobbie luajti shumë mirë në këtë pozicion, me më shumë liri dhe më pak përgjegjësi mbrojtëse. Ai ishte më afër zonës. Është shumë teknik dhe mund të ndryshojë lojën, kështu që unë mendoj se është një pozicion i mirë për të. Jam shumë i lumtur që shoh Kobbie duke shijuar lojën më shumë. Ai mund të bëjë edhe më mirë”, tha Amorim.
“Djemtë bënë një punë të mirë, por ne duhet të shënojmë më shumë.
Sigurisht që e bëmë detyrën dhe shmangëm pengesat e kota. Ne duam të përmirësohemi shumë me mënyrën se si luajmë. Duhet të përshtatemi për të përmirësuar ekipin”, shtoi Amorim.
Më tej, për sfidën e radhës në kampionat ai shtoi: “Ne duhet të rikuperojmë lojtarët. Nuk do të luajmë kaq shumë në shkurt dhe kjo është e rëndësishme. Më shumë se sa fitorja e rëndësishme është të kesh kohë për të stërvitur dhe të kesh kohë për të rikuperuar lojtarët”.