Milani me dy opsione

Futboll

Milani me dy opsione

Më: 31 janar 2025 Në ora: 11:09
Alvaro Morata

Milani po i mban të hapura opsionet për të siguruar një sulmues të ri, ndërsa “Sky Sport Italia” raporton për një udhëtim në Holandë për të vëzhguar Santiago Himenez të Fejnordit, ndërsa “SportItalia” pohon se klubi është i interesuar edhe për Lorenzo Lucka të Udinezes.

Një sulmues është i domosdoshëm për t’u sjellë para mbylljes së tregut të transferimeve të hënën në mbrëmje, veçanërisht pasi Alvaro Morata është në prag të një transferimi në Gallatasaraj për 16 milionë euro, ndërsa Françesko Kamarda është afër të huazohet te Monza.

 Himenez është opsioni i parë i Milanit, dhe Fejnoord ia ka vendosur çmimin e tij në 40 milionë euro.

Pas një oferte fillestare prej 20 milionë euro plus bonuse, e cila u refuzua, Milan gradualisht e ka rritur ofertën në 30 milionë euro, plus bonuse dhe një përqindje të shitjes së ardhshme.

“Sky Sport Italia” raporton se drejtuesit e Milanit do të fluturojnë në Roterdam gjatë ditës së sotme (e premte) për të nisur negociatat direkte me Fejnordin, me shpresën që të arrijnë një marrëveshje.

Sidoqoftë, ata po mendojnë edhe për planin B, pasi “Sportitalia” gjithashtu raporton se negociatat janë intensifikuar edhe me Udinesen për italianin Luka. Çmimi i kërkuar është rreth 30-35 milionë euro, teksa oferta deri më tani ka qenë 25 milionë euro, ku do të përfshihej kartoni i një lojtari tjetër për të ulur koston.

24-vjeçari është shumë i gjatë dhe i mirë në ajër, diçka që i ka munguar shumë ekipit aktual të Milanit. Luka ka realizuar tetë gola në Serie A për Udinezen këtë sezon, teksa dy të tjerë ka shënuar në Kupën e Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat