Gazetari i famshëm ka zbuluar planet e Ruben Amorimit për transferimet

Futboll

Gazetari i famshëm ka zbuluar planet e Ruben Amorimit për transferimet

Më: 31 janar 2025 Në ora: 11:12
Ruben Amorim në mes

Gazetari i famshëm Laurie Whitwell, ka zbuluar saktësisht se cilat janë planet e Ruben Amorim sa i përket transferimit të tij të ardhshëm tek Man. Junajted.

Teksa kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, Unitedi ka qenë mjaft i qetë në tregun e transferimeve, pasi ende nuk kanë njoftuar blerjen e ndonjë lojtari të ri. 

Reprezentuesi danez Patrik Dorgu pritet që të jetë blerja e parë e Amorim si trajner i Junajtedit, pasi raportimet sugjeruan se klubi anglez ka arritur marrëveshje me Leçen për shumën e 25 milionë eurove. 

Me transferimin e Dorgut pothuajse të përfunduar, tifozët e Junajtedit kanë filluar të mendojnë se kush mund të jetë lojtari i ardhshëm që do të zbarkojë në ‘Old Trafford’, dhe tashmë ka një emër.  Që prej se iu bashkua Junajtedit, Ruben Amorim ka udhëhequr ekipin e tij drejt tetë fitoreve në 17 ndeshje, duke shënuar 32 gola gjatë këtij procesi. 

Megjithatë, Amorim qartësisht është duke kërkuar që ekipi i tij ta gjejë rrjetën më shpesh dhe për këtë arsye i ka dhënë prioritet transferimit të një sulmuesi të ri. 

Një tifoz i shtroi pyetjen gazetarit nëse ka ndonjë pozicion të qartë të cilin Amorim dëshiron ta përforcojë, dhe a janë të vërteta thashethemet për Viktor Gyokeres. 

“Një sulmues për të vrapuar nga mbrapa. Gyokeres i përshtatet planeve të Amorim natyrisht”, ka thënë Whitwell. 

Megjithatë, transferimi i Gyokeres gjatë këtij muaji është pothuajse i pamundur, andaj ‘Djajtë e Kuq’ duhet të vazhdojnë të besojnë tek dyshja Rasmus Hojlund dhe Xhoshua Zirkzee të paktën deri në verë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat