Drejtori sportiv i KF Shkëndija 77, Nehat Jusufi, zgjidhet delegat i FFM-së

Futboll

Drejtori sportiv i KF Shkëndija 77, Nehat Jusufi, zgjidhet delegat i FFM-së

Më: 31 janar 2025 Në ora: 11:14
Pamje

“KF Shkëndija 77 e Haraçinës njofton se drejtori sportiv i klubit dhe anëtar i Këshillit Drejtues të FFM-së, Nehat Jusufi, është zgjedhur delegat për Kuvendin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) nga Liga e Futbollit Komunale Gazi Babë.

"Ky është një hap i rëndësishëm për futbollin lokal, pasi Nehati do të ketë mundësinë të përfaqësojë interesat e komunitetit futbollistik në nivel kombëtar.

Angazhimi i tij i vazhdueshëm dhe puna e palodhur në zhvillimin e klubit tonë dhe të futbollit në përgjithësi janë vlerësuar me këtë zgjedhje të rëndësishme.

KF Shkëndija 77 e përgëzon drejtorin tonë sportiv dhe anëtarin e Këshillit Drejtues të FFM-së për këtë arritje dhe i uron suksese në detyrën e re!”, thuhet në njoftimin e klubit", njofton klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat