Milani jep sërish kushtrimin, duke luajtur gjithçka në një derbi.
Pas një vjeshte të turbullt dhe kampionati të parregullt deri tani, kuqezinjtë kërkojnë përgjigje përballë Interit, duke ditur se një fitore në derbi mund t’i japë impuls tjetër sezonit.
Derbi i fundit i fituar në shtëpi daton më shumë se dy vite e gjysmë më parë, ndërsa këtë sezon Milani ka treguar një tendencë për të reaguar në fundin e ndeshjeve.
6 gola në 20 minutat e fundit ka shënuar që nga ardhja e Conceição në stolin kuqezi, shpesh vendimtarë për ta mbajtur ekipin të lidhur me zonën “Champions”.
Megjithatë, ecuria mbetet kontradiktore: ekipi alternon paraqitje të mira me rënie përqendrimi dhe ide të paqarta. Shitja e Moratës ka thelluar ndjenjën e pasigurisë, ndërsa merkatoja në hyrje mund të sqarojë më mirë ambiciet e Milanit.
Derbi i Superkupës në Rijad dha besueshmëri për stafin e ri teknik, por në kampionat, Milani ka fituar vetëm ndaj një ekipi të madh, Interit, në ndeshjen e fazës së parë.
Me një mesatare pikësh më të ulët se drejtimi i Fonseca-s (1.6 kundrejt 1.7), mesatare e theksuar nga edicioni i sotëm i “Corriere dello Sport:, trajneri Conceição duhet të bëjë patjetër kthesën.
Përballja e dyfishtë europiane (play off) do të jetë vendimtare për avancimin në Champions, por derbi mbetet pika kyçe për të kuptuar nëse Milani do të mund të ringjallet vërtet apo do të mbetet në terrenin e pasigurisë.