Pioli kërkon Leaon në Arabi!
Pioli kërkon të marrë te Al Nassr një njohje të tij të vjetër, portugezin Rafael Leao, të cilin e ka trajnuar për katër sezone e gjysmë te kuqezinjtë e Milanit.
Klubi saudit është i gatshëm të investojë një shifër midis 70 dhe 85 milionë euro për Leaon, por operacioni u bllokua në fillim nga Milani që nuk dëshiron të shesë një lojtar kaq të rëndësishëm, aq më tepër pak orë para fundit të merkatos dimërore.
Leao mbetet një lojtar shumë i vlerësuar, nuk është hera e parë që ai lidhet me Ligën Pro Saudite dhe nuk duhet të harrojmë tentativën e Barcelonës verën e kaluar. Lojtari kohët e fundit ishte betuar për besnikëri ndaj Milanit..