Bylisi ka prezantuar blerjen më të re në këto ditë të fundit të merkatos së janarit.
Mesfushori Ousmane Marouf Kane, pjesë e kombëtares së Senegalit, është zyrtarisht një lojtar i skuadrës mallakstriote.
“FK BYLIS me kënaqësi zyrtarizon afrimin e lojtarit të Kombëtares së Senegalit, Ousmane Marouf Kane, i datëlindjes 23 korrik 2001, 23-vjecar.
Kane, i cili luan si mesfushor, para mbrojtjes dhe vjen në skuadrën tonë pas eksperiencave me skuadrat elitare të shtetit të tij, AS Douanes Dakar, si dhe në Europë ku ka qenë pjesë e Tranmere Roëers, në Angli.
Kane pritet që të jetë një tjetër vlerë e shtuar në gjirin e skuadrës sonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.