Partizani ka prezantuar ditën e sotme afrimin e radhës në këtë merkato.
Ashtu siç “Newsport" bëri të ditur ditë më parë, Nikola Vujnoviq është futbollisti më i ri që bëhet pjesë e të kuqve.
Sulmuesi malazez do të shtojë forcat në repartin e sulmit të të kuqve, duke shtuar kështue dhe konkurencën në ekip.
Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 1.5-vjeçare.