Pas fushës së tretë me bar natyral, nis ndërtimi i një mini-fushe të re!
Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është krijuar një hapësirë e re për ndërtimin e një mini-fushe, e cila do të shërbejë për aktivitete të ndryshme stërvitore të ekipeve Kombëtare, si dhe për organizimin e aktiviteteve të tjera nga Federata e Futbollit.
Në kuadër të investimeve infrastrukturore që FSHF po ndërmerr në mbarë vendin, është menduar që edhe kjo hapësirë funksionale brenda “Shtëpisë së Futbollit” të shfrytëzohet dhe të kthehet në një ambient praktik dhe të dobishëm për zhvillimin e futbollit.
Ndërkohë, në “Shtëpinë e Futbollit” po vijojnë punimet me ritme të larta për ndërtimin e fushës së tretë me bar natyral. Kjo fushë do të jetë gati për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025” dhe do të përdoret gjithashtu për stërvitjet e ekipeve Kombëtare dhe për turne të ndryshme të organizuara nga FSHF në të ardhmen.