Interi rrezikon sfidën me Juven ose Milanin në Champions

Futboll

Interi rrezikon sfidën me Juven ose Milanin në Champions

Më: 31 janar 2025 Në ora: 14:30
Bepe Marota

Presidenti i Interit, Bepe Marota, ka folur pas shortit të fazës “play-off” në Ligën e Kampioneve.

Zikaltrit mund të luajnë me Juventusin ose Milanin në fazën e 1/8, nëse dy skuadrat italiane fitojnë përballjet e tyre në “play-off”.

Marota tha se kjo është situatë interesante, ndërsa gjërat mund të shkonin më mirë referuar përballjes italiane që mund të vijë.

“Formati i ri i Champions është plot adrenalinë.

E mbyllëm të katërtët në fazën e parë dhe jemi në situatë interesante, por me dy skuadra italiane që mund të përballen bashkë.

Kjo sigurisht që mund të shkonte më mirë”, u shpreh presidenti i Interit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat