Bayern Munih synon të marrë Christopher Nkunku përpara mbylljes së merkatos së janarit këtë të premte, sipas Caught Offside.
Nkunku, i cili gjithashtu ishte i lidhur me Manchester United, po shihet si një zëvendësues i mundshëm i Mathys Tel, i cili mund të largohet nga Bayern deri në fund të muajit.
Sipas raportit, Tel kërkohet nga Manchester United dhe Chelsea, por Tottenham i ka forcuar synimet e tyre me një ofertë prej 60 milionë euro.
Edhe pse kanë mbetur vetëm pak orë deri në mbylljen e afatit, Tel nuk ka vendosur ende për destinacionin e tij të radhës.
Nkunku, i cili nuk është një pjesë e madhe e planeve të trajnerit të Chelseat, Enzo Maresca, shihet nga Bayerni si zëvendësuesi ideal për Tel.
Bavarezët janë të vendosur për ta rikthyer francezin në Bundesliga, nga ku ai u largua për në Premier League në verën e vitit 2023.